“Fshati primitiv ndriçohet nga meteorë”, ekspozita e Maks Velos

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Imazhet, të cilat që prej 64 i vinin bardh e zi, tani vijnë përmes një harmonie ngjyrash. Ai e fillon këtë ekspozitë me një cikël nudosh, sipas tij një kulturë e munguar në vendin tonë.

“Gjëja më e vështirë tek nudoja, nuk është të bësh nudon vetëm, por është që t’i japësh një jetë të ndryshme”, shprehet Velo.

“Këtë e quaj “Zogu i Artë” nga Stravinsky. Tani jam bindur që kjo mund të bëhet vetëm në letër, nuk bëhet dot në kanavacë. E dyta kam përdorur presimin”, tregon piktori.

Në punët e tij ka shumë ngjyra, por edhe cirk. Nuk është e vështirë të shquash edhe nostalgjinë e tij për vitet e fëmijërisë.

“Më pyesin kritikë, ti Maksi ke bërë gjithë atë burg, si ka mundësi që je kaq i gëzuar. Kam kaluar fëmijëri shumë të lumtur, ju them. Pastaj janë përjetimet gjatë jetës, si kjo e Natës së Shën Bartolomeut. Është një ballo, është një gëzim dhe menjëherë gjaku shpërthen në skenë”, tregon Maks Velo.

 

 

 

 

Zjarr Tv Ad