Fshehu dënimin me burg, deputeti Selami Jenisheri rrezikon mandatin

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Pensionistëve të Shqipërisë, Selami Jenisheri edhe pse ka marrë mandatin e deputetit, rrezikon ta humbë atë. Kjo për shkak se ai ka fshehur dënimin, duke mos e deklaruar atë në formularin e dekriminalizimit.

Deputeti Selami Jenisheri në formular është shprehur se nuk ka qenë në asnjë rast i dënuar si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë ai është dënuar me 8 muaj burg nga gjykata e Shkodrës në vitin 2001 për akuzën e mashtrim, vendim të cilin e ka apeluar në gjykatën e lartë dhe kjo e fundit ka lënë në fuqi dënimin.

Jenisheri u betua këtë javë në Parlament.

 

Zjarr Tv Ad