Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një tjetër investim i Federatës Shqiptare te Futbollit në fushat e blerta! Sot është zhvilluar inaugurimi i fushës së klubit të futbollit Delvina.
I pranishëm në këtë përurim, ishte kreu i FSHF-së, Armand Duka i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Delvinë, Rigers Balili. Ky investim pason mbështetjen që Federata Shqiptare e Futbollit mundëson për klubet shqiptare për të siguruar infrastrukturën e duhur sportive.
Në këtë mënyrë, sigurohet një fushë bashkëkohore e rinovuar tërësisht dhe një hapësirë e re e zhvillimit social dhe ekonomik të qytetit. Ky investim i rëndësishëm do të jetë në dispozicion të ekipit të Delvinës, si edhe ekipeve zinxhir, një kontribut për të zhvilluar me tej dhe kultivimin e pasionit për futbollin tek brezat e rinj.