FSHZH, tender 4 milionë euro për një instalacion druri! Rama i beson Dritan Agollit zbatimin e projektit

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria do të paguajë 3.7 milionë euro për një instalacion druri te Kryeministria. Tenderi është hapur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimi i drejtuar nga Dritan Agolli për ndërtimin e një instalacioni me disa kate mbi të cilat do të vendosen pemë të ndryshme.

Hartimi i projektit është detajuar nga studioja ndërkombëtare e projektimit “Studio Precht” me zyra qendrore në Austri. Sipas projektit, janë katër kate në lartësi ku pjesa e poshtme do të shërbejë edhe si vend ku do të mbahen takime të ndryshme. “Tribuna, një rampë me ulëse, ofron një platformë për evente gjatë ditës (konferenca zyrtare) dhe në mbrëmje (leksione, koncerte, fjalime), ndërkohë që bimët në strukturë mbështjellin audiencën me një kuvertë natyrale dhe do të ofrojë një sfond të bukur për eventet.

Ndërkohë që kalimet e propozuara dhe ndenjëset e vogla lejojnë publikun të pushojë, të mbushet me frymë dhe të krijojnë takime në vende të ndryshme të “Eden”-it”, thuhet në relacionin shoqërues të vendimit të qeverisë. Madje në dokument pranohet se për shkak të ndërhyrjeve me ndërtime në ambientet e kryeqytetit ka humbur natyra.

Ndërkohë, me instilacionin 4 milionë eurosh në qendër të selisë së qeverisë në kalimet e propozuara dhe ndenjëset e vogla do të lejohet që publiku të pushojë, të mbushet me frymë dhe të krijojnë takime. Zona deri më tani nuk lejohet të frekuentohet nga qytetarët, por duket se do të shërbejë për takimet e propagandës.

Në vend që të vendoset një kopsht në tokë, krijohet një kopsht tredimensional që siguron funksione rekreacioni, gjallërie dhe kohe të lirë në nivele të ndryshme. “Eden”-i është një zgjidhje e qëndrueshme dhe e gjallë për një oborr që krijon vend, një strukturë e hapur dhe e depërtueshme për kohë të lirë private dhe evente publike, një spektakël i bërë nga njeriu dhe një përkujtuese ndaj natyrës së humbur prej kohësh në mjediset tona të ndërtuara”, thuhet në dokument.

VENDIMI

Vendimi i Këshillit të Ministrave për ngarkimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit si autoriteti kontraktor për kryerjen e procedurës së prokurimit publik për zbatimin e projektit të oborrit të Kryeministrisë mban datën 27 korrik, ndërkohë që në Fletoren Zyrtare u botua me datën 8 gusht.

“1.Ngarkimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit si autoritet kontraktor dhe njësi zbatuese për kryerjen e procedurës së prokurimit publik për zbatimin e projektit të oborrit të Kryeministrisë.

2.Në funksion të zbatimit të projektit të përcaktuar në pikën 1, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ngarkohet të kryejë: a) të gjitha procedurat sipas legjislacionit në fuqi për prokurimin publik, duke lidhur edhe kontratën përkatëse, si dhe të ndjekë zbatimin e saj dhe të projektit përkatës; b) paraqitjen, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, të kërkesave për miratimin e lejeve të zhvillimit dhe të ndërtimit pranë autoritetit të zhvillimit të territorit, si dhe ndjekjen e të gjitha veprimeve e procedurave të nevojshme për këtë qëllim, sipas legjislacionit në fuqi për planifikimin dhe zhvillimin e territorit. Këtu përfshihet edhe marrja e miratimeve paraprake nga autoritetet përgjegjëse për trashëgiminë kulturore, sipas legjislacionit në fuqi për trashëgiminë kulturore dhe muzetë.

3.Kryeministria i vendos në dispozicion Fondit Shqiptar të Zhvillimit paketën e projektit teknik, shoqëruar me preventivin, të hartuar nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit në bashkëpunim me Institutin e Ndërtimit.

  1. Fondi Shqiptar i Zhvillimit i paraqet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë kërkesën për të hartuar dhe ndërmarrë nismën për alokimin e fondeve të nevojshme për zbatimin e projektit pranë tij. 5. Ngarkohet Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë

Burimi: Panorama.al

Zjarr Tv Ad