Ftesa e Ramës/ Ministri turk: Të gatshëm të bisedojmë me Greqinë në Tiranë…

0
163
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Jashtëm turk, Çavuşo Çavuşoğlu, është shprehur se; është i gatshëm që të udhëtojë drejt Shqipërisë, për të takuar homologun e tij grek, Nikos Dendias, në Tiranë, me ftesë të Kryeministrit Rama.

Gjatë një daljeje për mediat, ai është shprehur i gatshëm për t’i kryer këto bisedime brenda muajit janar, ku ka deklaruar njëkohësisht se; Turqia i qëndron një dialogu të pakushtëzuar.

Përmes një publikimi në Tuiter, gazetari Andreë Hokpins, shprehet ndër të tjera se; Kryeministri Rama, ka patur sot një telefonatë me Ministrin e Jashtëm turk.

Ky takim, do të bëhet me ftesë të Kryeministrit Edi Rama, i cili ka vepruar si ndërmjetës mes dy vendeve, të cilët kanë pasur përplasje të vazhdueshme për kufijtë.

Zjarr Tv Ad