Ftesa për Alibeajn, Paloka: Duam bashkëpunim, por ata na kanë refuzuar

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, njëherësh deputet, në një lidhje me “Radarin Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, foli për Reformën Territoriale dhe për ftesën për bashkëpunim të Berishës grupit të drejtuar nga Alibeaj.

Ai tha se nuk është ftesa e sotme e Berishës për bashkëpunim dhe për daljen me një draft të përbashkët, drejtuar grupit të Alibeajt, por ka patur dhe takime konkrete, por pa rezultat.

Xhokaxhi: Ndoshta ka qenë kërkesa e parë e Berishës ndaj Alibeajt për të dalë me një draft të përbashkët për territoriale. A ka patur përgjigje nga Alibeja, dhe pse nuk i kërkoht5e të dilni sëbashku në zgjedhje?

Paloka: Ftesa e zotit Berisha ishte në kuadrin brenda lëvizjeve konkrete të deputetëve të PD. Është normale, madje sot ishte thirrje publike, por thirrje të tilla publike dhe jopublike janë bërë në vazhdimësi. Deklarata janë një gjë dhe vullneti për të realizuar atë që shpreh deklarata duhet të faktorizohet. Nuk mund të ecet vetëm me deklarata.

Xhokaxhi: Si mund të konkretizohet, do të duhet një iniciativë konkrete?

Paloka: Po u them diçka më shumë ka patur një takim për territorialen mes Bylykbashit dhe Çupit, për fat të keq nuk është konkluaduar për arritje në bashkëpunim. Ndarja e zonave lëviz me një ose dy bashki, por territorialja nuk është thjeshtë ndarje apo numrash. Nuk është se ulemi siç bëri Rama, që bëri një ndarje elektorale.

Çështja nuk është të bëjmë një ndarje të tillë. Qëllimi kryesor është që qytetarët nga reforma e kaluar dolën më të humburit, se nuk marrin më shërbimet e tyre, pra janë disa kritere që duhen zbatuar në reformën territoriale. Unë mendoj se shumë pak mbetet për të bërë që të shkojmë në një draft.

Xhokaxhi: Dalja me një draft të vetëm është më i rëndësishëm?

Paloka: Mund të gjendet ndonjë justifikim për pjesën teknike, por në rastin konkret jemi pothuajse me të njëjtin numër, kriteret duhet të jenë po të njëjta. Nuk ka ndonjë pengesë reale që të dalim me një draft të përbashkët, për të bërë hapa konkret drejt bashkëpunimit. Ne duhet të jemi koshinetë, Rama nuk do të bëjë reformë territoriale siç kërkojmë ne, ai do vazhdojë të këmbëngulë për atë territor që i shërben atij.

Zjarr Tv Ad