Ftesa për ambasadorët në Kuvendin e Berishës, Kadilli: E drejtë e tij, por hidhërimet i bashkojnë njerëzit

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar ditën e sotme në “Breaking” në Top News ka qenë kandidati i vetshpallur për kreun e Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli.

Në fjalën e tij ftesën kundrejtë ambasadorëve, Kadilli e ka komentuar si të drejtë të personave që e kanë bërë këtë veprim. Kadilli e ka konsideruar një mundësi për pajtim, por sipas tij në traditat tonë në raste gëzimi nuk pajtohen njerëzit. Janë rastet e hidhërimit ato që i pajtojnë njerëzit.

Është e drejtë  e tyre për të ftuar këdo. Edhe në dasmë ftohet kushdo varet kush vjen pastaj. Megjithatë në traditën tonë rastet e gëzimit nuk bashkojnë.  Janë rastet e hidhërimit ato që bashkojnë njerëzit dhe i bëjnë të flasin me njëri-tjetrin. Shpresoj të mos kemi ndonjë rast hidhërimi.”– tha Kadilli.

Ndërkohë i pyetur për rikthimin e Berishës, Kadilli është shprehur kategorikisht kundër. Sipas tij duhet një person i ri. “Kam qenë i bindur që donte të merrte PD. Kam qenë kundër rikthimit të tij. Sali Berisha nuk duhet të kthehet sepse edhe ai ka humbur njëlloj si Basha. Ai është një histori e mbyllur politike nuk ka çfarë i ofron më politikës. Kjo është një betejë me kosto.

Berisha e mbajti deri më datë 9 Bashën si njeriun më të rëndësishëm, por më pas e shpalli si peng-kryetar.  Në betejën me njëri tjetrin harrojnë që na shohin të tjerët. Kemi ulur moralin tonë përballë shqiptarëve.

Nqs ka patur një zotësi Berisha sot është më i dobët. Edhe Basha ka qenë i dobët dhe tashmë është më i dobët. Ndaj demokratët duhet të zgjedhin një figurë të pastër politike.”- përfundoi Kadilli./Gazeta Shqip

Zjarr Tv Ad