Fundi epokës Merkel

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Angela Merkel ka qenë në krye të vendit për 13 vite dhe koha e largimit po i afrohet. Këtë mëngjes deklaroi se do të jepte dorëheqjen nga drejtimi i partisë CDU, duke krijuar kështu një pikë kthese në historinë e Europës dhe të Gjermanisë. Duket se është një rregull pa përjashtime, që 10 vite janë mëse të mjaftueshme për të drejtuar një shtet të Europës moderne.

Një nga arsyet se pse Merkeli humbi popullaritet, ishte vendimi për të hapur kufijtë ndaj miliona refugjatëve dhe emigrantëve ekonomikë që vinin nga shtete të shkatërruara si Iraku, Libia, Siria, si dhe me ardhjen e fondamentalistëve nga Afrika Sub-Sahariane. Në verën e vitit 2015, protestues në jug të Europës vizatuan mustaqet e Hitlerit mbi posterat e Merkelit, teksa protestonin trajtimin mizor të Greqisë, Portugalisë e Spanjës, nëpërmjet ideologjive ekonomike liberaliste, me shtrëngime taksash që vendoseshin nga Berlini dhe nga ndihmësit e tyre në Holandë, Finlandë, dhe qeveri të tjera ku politikat anti-ciklike dhe ato të Keynes janë tabu.

Merkel u bë shumë shpejt e preferuara e një Europe bujare e liberale, dhe mustaqet mbi buzët e saj u zhdukën. Por ajo nuk ishte konsultuar me qeveritë e vendeve fqinje, dhe priste që ata thjesht të pranonin një pjesë të refugjatëve afrikanë e arabë. Pasojat negative ishin të pashmangshme në Hungari dhe në Poloni. Në Gjermani, partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) u kthye nga një parti anti-BE, në një parti raciste, kundër emigrimit, që mori votat e CDU-së.

Merkel ka udhëhequr CDU-në që në vitin 2000 dhe kjo epokë mbaron tani. Vazhdimi si kancelare ka pak vlerë. Por jeta e saj politike mund të mos ketë mbaruar me kaq. Ajo ka thënë gjithnjë që sfida e saj e fundit ka qenë rimëkëmbja e Europës. Në Berlin dhe në Bruksel është folur që ajo mund të jetë presidentja e parë femër e Komisionit Europian, vitin tjetër, duke krijuar kështu një makro-Merkel që do të drejtojë një BE të reformuar, edhe pas Brexit-it. Kështu që, dorëheqja e sotme mund të mos jetë fjala e fundit që dëgjojmë nga kjo politikane mbresëlënëse.

 

Zjarr Tv Ad