“Fundi i një fillimi të ri”- Fatmir Mediu pas hapes së negociatave: Sukses i shqiptarëve! S’ka nevojë për triumfalizëm, por përgjegjësi

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu e ka cilësuar hapjen e negociatave për Shqipërinë si fundin e një fillimi të ri “përgjegjësie dhe pune konkrete” e institucioneve dhe politikës shqiptare.

Ai shprehet se konferenca e parë ndërqeveritare është sukses i shqiptarëve. Mediu theksoi se s’ka nevojë për triumfalizëm, por përgjegjësi dhe bashkëpunim për ta bërë Shqipërinë Europiane

Postimi i plotë:

Hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe konferenca e parë ndërministrore është sukses i shqiptarëve.

🔹Ky është fundi i një fillimi të Ri përgjegjësie dhe pune konkrete të Institucioneve dhe politikës shqiptare.

🔹Padyshim krijohet një marrëdhënie e re dhe mundësi ekonomike me BE dhe fondet e saj.

🔹kuvendi ka një rol shumë të rëndësishëm jo vetëm në përafrimin e legjislacionit, por dhe analizën e gjithë kapitujve të marrëveshjes për anëtarësim.

🔹Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe respektimi i të drejtave dhe lirive të qytetarëve tanë janë detyrime parësore.

🔹Garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është një emergjencë dhe domosdoshmëri

🔹Nuk ka nevojë për triumfalizëm, por përgjegjësi dhe bashkëpunim për ta bërë Shqipërinë Europiane

Zjarr Tv Ad