Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Edhe për këtë fundjavë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme falë masave ajrore relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në veri dhe lindje.
Era do të fryje me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut e lehtë por hera – herës në orët e mesditës dhe ato të pasdites deri mesatare dhe shpejtësi deri në 5-8m/s dhe kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.