Funerali i Mbretëreshës i bën bashkë, Vjosa Osmani “kokë më kokë” me Joe Biden: Shprehu mbështetje për Kosovën

0
155
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II, ka takuar presidentin amerikan Joe Biden.

Ka qenë vetë Osmani, ajo e cila në llogarinë e saj në “Facebook” ka publikuar disa foto ku shihet krah Bidenit duke biseduar.

Në postimin e saj presidentja thekson se Joe Biden i shprehu mbështetjen e palëkundur për Kosovën.

“Nder i veçantë të bisedoja me Presidentin Biden sot gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II.

Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për vendin tonë dhe në emër të popullit të Kosovës i shpreha mirënjohjen dhe përkushtimin tonë për partneritetin e palëkundur në mes të Kosovës dhe SHBA-ve”, shkruan Osmani.

Zjarr Tv Ad