Funksionon Lacazette-Aubameyang, Arsenal merr kreun pas dy javësh

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arsenal ka marrë kreun e Premier League angleze, të cilën e kryeson me pikë të plota 6 pas dy ndeshjeve të para. Pas fitores minimale në premierën e sezonit ndaj Neëcastle, “topçinjtë” kanë kaluar mes vështirësive Burnley, 2-1.

Protagonist të këtij 3 pikëshi ishte dyshja sulmuese e londinezëve, Lacazzette dhe Aubayemang. Francezi shënoi pas 13 minutash lojë, por reagimi i miqve nuk vonoi, me Barnes që vendosi ekuilibrat para se ekipet t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjes. Por, me rikthimin në fushë, Arsenal mori frenat e lojës, teksa Aubameyang bëri atë që di të bëj më mirë, të realizojë.

Gabonezi lëvizi mirë mes mbrojtjes së Burnley dhe në hyrje të zonës lëshoi një predhë, që u ndal vetëm nga rrjeta. Një 90 minutësh që pa si protagonist dhe ish-mbrojtësin e Chelsea, David Luiz, i cili qëndroi në fushë gjatë gjithë takimit. Në javën e ardhshme, Arsenal do të udhëtojë drejt “Anfield Road” për tu ndeshur me nënkampionët, Liverpool.

Zjarr Tv Ad