Furgoni me drogë Elbasan, zbulohet sasia e madhe e lëndës narkotike

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rreth 570 kilogramë kanabis ka qenë sasia e drogës së sekuestruar nga policia gjatë një aksioni anti-drogë të zhvilluar në afërsi të Pikës së kalimit Kufitar të Qafë Thanës.

Ndërkohë 7 persona janë arrestuar deri tani dhe një është shpallur në kërkim. E gjithë sasia në fjalë e lëndës narkotike sipas burimeve zyrtare ishte e fshehur në shasinë e një furgoni mallrash me ngjyrë të bardhë.

Ky mjet transporti dyshohej se do të kalonte fillimisht në shtetin fqinj të Maqedonisë nëpërmjet Pikës së kalimit Kufitar të Qafë-Thanës, ndërsa destinacioni përfundimtar nuk dihet ende.

Pas bllokimit të furgonit të mbushur me drogë u shoqëruan për në Drejtorinë e Policisë Vendore të Elbasanit disa persona, ndër ta dhe drejtuesi i mjetit me ngarkesën prej 570 kg kanabis sativa.

Mjeti me targë AA 356 NA që po transportonte më shumë se gjysëm tonelate drogë rezulton të jetë në pronësi të një biznesi nga Qarku i Fierit.  Ashtu siç u tha me burime nga policia, furgoni i përket një firme fasonerie këpucësh me pronar Ilir Dauti. Bëhet fjalë për firmën “Silda shpk”.

Sipas burimeve zyrtare, forcat e rendit e ndaluan furgonin me drogë jo shumë larg Pikës së kalimit kufitar me Maqedoninë pasi e kishin mbajtur në vëzhgim të rreptë që nga vendi nga ku ishte nisur me ngarkesën e drogës.

Operacioni u finalizua pas hetimeve disa mujore nga antidroga se me këtë furgon trafikohej sasi e madhe droge me destinacion një nga vendet fqinje.

Zjarr Tv Ad