Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një aksident ka ndodhur në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Mësohet se një fugon ka përplasur një fëmijë në rrugë. I plagosur ka mbetur një fëmijë i mitur, 4 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Akoma nuk dihet se cila është gjendja e tij shëndetësore, pas aksidentit. Nga ana tjetër policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
‘Më datë 12.05.2021, rreth orës 12:00, në rrugën “Don Bosko”, mjeti me drejtues shtetasin L. H., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A. S 4 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.