Furnizoheshin me kanabis nga shqiptarët, arrestohen shefat e tifozëve të Milanit dhe Interit

0
225
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

ITALI-Policia ka arrestuar shefin e tifozëve të Milanit, atë të rojeve të sigurisë së Interit dhe 20 persona të tjerë për trafik droge, ndërsa është sekuestruar edhe 250 kg kanabis në një kamion, që sipas mediave të vendit fqinj kishte ardhur nga Shqipëria.

Shefi i tifozëve të Milanit Luca Lucci sipas të dhënave nga policia italiane furnizohej me drogë nga një bandë shqiptarësh. 37 vjeçari përdorte selinë e shoqatës “Il Clan” si bazë për trafikun dhe destinacionin e ngarkesave të drogës. Ai është person me precedent penal, pasi është dënuar më parë për incidentet në derbin e Milanos. Por pavarësisht urrejtjes në stadium, me shefin e sigurisë së Interit i bashkonte tregtia e drogës me shqiptarët.

Luca Lucci ishte personi që kishte lidhje me shqiptarët, ndërsa shefi i rojeve të sigurisë së Interit Massimo Mandelli koordinonte lidhjet me shpërndarësit në Milano. Për 2 vite, 140 persona janë mbajtur në vëzhgim dhe filmuar, duke zbuluar se si dy drejtuesit e tifozerisë së ekipeve armike të Milanos bashkëpunonin me shqiptarët për furnizimin me drogë të tifozëve.

Mes të arrestuarve ka edhe shqiptarë, ndërsa gjatë operacionit policia sekuestroi edhe 250 kg kanabis, ndërsa hetimet për bandën kishin nisur që në vitin 2016. Në 2 vitet e fundit janë bllokuar rreth 600 kg kanabis, por edhe kokainë e ardhur nga Spanja dhe Amerika e Jugut.

Zjarr Tv Ad