Pas furtunës në Qeveri, ndryshimeve të 7 ministrave që Rama i njoftoi live në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Asamblesë së PS, vjen reagimi i parë nga Partia Demokratike.
Reagimi është bërë nga deputeti i PD-se, Ervin Salianji, i cili ka komentuar gjithë sa ndodhi me një shënim në faqen e tij në Facebook.
Sipas tij, Rama tashmë është në greminë. “Lëvizjet dëshpëruese të Ramës me qeverinë nuk blejnē dot kohë për Ramën që sa më shumë lakmuesa pa emër dhe pa fytyrë fut në qeveri aq mê shumë nxihet vetë”- shkruan Salianji.
Postimi i Salianjit
Rama nē greminë!
Largohen gjithë ministrat e akuzuar nga opozita, pas Tahirit, Xhafajt, Beqaj, @co sot Rama konfirmoi qëndrimet e opozitës nē përpjekje për të shpëtuar veten.
Qeveria Rama vazhdon të mbetet qeveri drejtorash, çdo ministër zbaton direktivat korruptive të tij.
Për socialistët nuk vendosin forumet por analistët, ndryshimet e sotme të paralajmëruara nga gazetaret e Ramës, në një qeveri që gjithçka është propoganda kjo e nxin dhe më shumë socialistët. Qeverisja projekt tërësisht personal dhe privat i Ramës dhe oborrtarëve.
Rama për pushtet personal shet cilindo!
Lëvizjet dëshpëruese të Ramës me qeverinë nuk blejnē dot kohë për Ramën që sa më shumë lakmuesa pa emër dhe pa fytyrë fut në qeveri aq mê shumë nxihet vetë.