Fuste djathë kontrabandë nga Maqedonia, arrestohet 32 vjeçari

0
6

Një 32-vjeçar i cili po transportonte 142 koli me djathë u arrestua nga policia e Elbasanit.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale M.Z nga Tirana, të cilin policia e kontrolloi në makinën që ai drejtonte

“Gjatë kontrollit Policia gjeti dhe  sekuestroi në cilësinë e provës materiale 142 koli me djathë. Nga veprimet e para hetimore  dyshohet të jetë futur  kontrabandë nga Maqedonia e Veriut”, sqaron policia.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale,  “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, dhe “Fshehja e të ardhurave”.