Fuste telefona në qeli, prangoset dentisti i burgut

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje ka ndaluar shtetasin Alfri Hasan Kulla, 50 vjeç, me detyrë stomatolog në Institucionin e Ekzekutimit të Vuajtjes së Vendimeve Penale Peqin.

Arrestimi i Kullës është bërë sepse dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale ‘Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluar në ambientet e regjimit të burgimit nga persona, të cilët kanë për detyrë ruajtjen e tyre’.

Ndalimi është bërë sot paradite në zyrën e stomatologut në IEVP Peqin, në zbatim të Urdhër Ndalimit të lëshuar nga prokuroria, bazuar mbi materialet e referuara nga SHKBB.

Në datë 17 janar 2019  në ambientet e përbashkëta (tualete) të njërit nga sektorët e IEVP Peqin, është gjetur i fshehur një telefon celular. Pasi janë kryer veprimet hetimore, SHKBB i ka referuar materialet në prokurorinë e rrethit Gjyqësor Elbasan.

Nga hetimi i çështjes ka rezultuar se futja e këtij celulari në ambientet e brendshme të burgut është bërë nga stomatologu i institucionit, Alfri Kulla.

Në këto kushte organi i prokurorisë ka nxjerrë Urdhër Ndalimin, i cili është ekzekutuar nga oficerët e SHKBB.

Zjarr Tv Ad