Fut të parin Veliajn në burg! Nga Armir SHKURTI

0
955
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në ka një njeri për burg për pamjet që botoi sot Rama, ai është Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës

Kryeministri “është skandalizuar” pasi ka parë grumbull të madh shqiptarësh në treg dhe premtoi “burg” dhe se do “t’ua bëjë jetën ferr” atyre që nuk zbatojnë rregullat e karantinës. Ja ç’poston ai:

🔴 MASAT E REJA NDËSHKIMORE DO TË JENË LIGJ DITËN E HËNË DHE PËR KOKËSHKRETËT DO TË SHKOHET DERI NË HEQJE LIRIE! NËSE DO TË LEHTËSOJMË ME PIKATORE POPULLIN E PËRGJEGJSHËM, KOKËSHKRETËVE DO T’UA BËJMË FERR KËTË VIJË TË SHTREMBËR SJELLJEJE QË NA FUT NË ZJARRIN E FERRIT TË GJITHËVE!

…Mirëpo “mëkatarët” e Kombinatit kanë të paktën dy motive kyçe pse mbildhen ashtu:

1- KOHA. Tregu është hapur të shtunën deri në ora 13.00 dhe nesër çdo gjë mbyllet. Me kaq pak kohë në dispozicion dhe menaxhimin e dështuar të saj me “aplikimin online” të gjithë janë në treg në të njejtën kohë

2 – VENDI. Tregu është i përqëndruar në një vend të kufizuar.

Duke e ditur këtë, duke patur edhe përvpjën e javë së kaluar, pak ditë më parë kryeministri deklaroi:

“I kam kërkuar kryetarit të
bashkisë së Tiranës, nga nesër
dhe në vijim të mundësojë ndarjen e të gjitha tezgave në  tregjet e lagjeve që të mos jenë më të grumbulluar në një pikë por në distanca dhe pazari të bëhet pa qenë të detyruar të gjithë aty për të marrë ushqimet”

KËTË KËRKESË VELIAJ NUK E REALIZOI! Kështuqë këtë fundjavë, në të njejtin vend, në të njejtën orë kombinatasit zbritën aty, se nuk kanë ku tjetër të shkojnë.

PRA, NËSE E KE VËRTETË ATË “BURGUN” DHE “JETËN FERR”, KRYEMINISTËR , NISE ME ERION VELIAJN. NDAJ PASTAJ TREGJET E NË FUND ” KOKËSHKRETËT” – SIÇ I QUAN TI, FUTI NË BURG E NXIJUA JETËT!

Zjarr Tv Ad