“Futa Shqipërinë në OKB”/ Jenisheri bën sqarimin: Do na jepnin 140 mln €, unë do fitoja Zgjedhjet…

0
278
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, kryetari i Partisë së Pensionistëve, Selami Jenisheri, ishte i ftuar në “Abc e Mëngjesit” ku komentoi edhe deklaratë e bujshme nga foltorja e Kuvendit, ku tha se ka bërë të mundur që Shqipëria të jetë pjesë e OKB-së.

Jenishehri ka treguar se bëhet fjalë për një organizatë që sipas tij, është OIDE e lidhur me OKB. Ai shpjegoi se kjo organizatë e kishte vendosur si përfaqësuesin e OKB në Shqipëri.

Më tej deputeti ka deklaruar se kjo organizatë do të jepte 140 milion euro, madje edhe më shumë për Shqipërinë, por sipas tij qeveria dhe përfaqësuesit e PS nuk donin që kjo të bëhej pasi Jenishehri mund të fitonte zgjedhjet. “E kam futur Shqipërinë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. U interesova nëpërmjet djalit. Me pak njohje se e njihte. Ai fondacion i ka dhënë Rumanisë 140 milion eurove. Edhe me aq, edhe mua më vendosën përfaqësues i OKB për Shqipërinë. Çfarë bëjnë këta. Ata më thonë se do vijmë në Shqipëri për të bërë rrugë, shkolla. Fondi ynë është qindra miliard euro. Shuma që kanë ata është e jashtëzakonshme. E takova Taulantin. Se duhej. Ata donin qeverinë. Edhe i tregova letrën. Taulanti nuk e besoi. Unë i çova ata tek Spitali “Nënë Tereza” dhe erdhi ambulanca dhe u habitën ata. E çova tek pensionistët dhe pa që morën 40 dollar. Dhe u habitën ata. I thashë se Erion Veliaj ca bën në Tiranë”.

“Ne do u japim një kartë elektronike dhe do marrin gjysmën e ushqimit të muajit falas. E bëjnë ata. Se sjellin supermarketet dhe i marrin ata. Si abone. Ata vendosin me e bërë këtë punë po nuk e vendosi me firmos Taulant Balla. Panë fëmijët pa shkollë, njerëzit në spitale. Ne jemi anëtarë të shoqatës. E ka emrin OIDE. Ka firmos Presidenti. Na thanë fillimisht të bëjnë Spitale, shkollën. Na thanë ne i sjellim lekët brenda javës”.

“I them Taulantit a të vijnë këta? Po më tha Taulanti. Por i lanë një javë këtu. Erdhën të hënën dhe të enjten. Shpenzimet i paguanin vetë ata. Ata i priti Ministrja e Financave, por sipas saj tha se duhej të firmoste Ministri i Jashtëm. Meqë është puna kështu i tregoi se si do të bëhet Shqipëria e pasur. Ai na shpjegoi. 150 milion euro, a do bëhen shkolla e rrugë. 20% TVSH. 30 mln euro do i marri shteti. Po 3-4 mijë vetë a do punësohen? Po në fund nuk pranuan të bëhen. Se do merrej vesh se do e bënte Selami Jenisheri dhe do fitonte zgjedhjet. Presidenti i OIDE, dhe thanë se do i marrim dokumentet”, u shpreh Jenisheri.

Zjarr Tv Ad