Futbollisti argjentinas bën tatuazh Maradonën

0
4

Stërvitja nga Diego Maradona duket se ka entuziasmuar portierin e Dorados, Gasper Servio. Pas leksioneve në stërvitje, 26 vjeçari ka vendosur t’i kushtoj një pjesë të trupit të tij legjendës argjentinase, pasi në kofshën e tij të majtë ka bërë tatuazh fytyrën e Maradonës. Krahas imazhit të Maradonës duke qeshur dhe duke mbajtur një kapele me stemën e Dorados, shkruhet:

‘Unë besoj në Zot’, -lexohet në spanjisht nën veprat e artit.