Futbollisti i kombëtares gjen skuadrën e re

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ansi Agolli ka arritur akordin me New York Cosmos. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin amerikan. Një fakt të tillë e konfirmor edhe faqja e specializuar për transferimet e futbollistëve, “Transfersmarket”. Duke iu referuar kësaj faqeje, Agolli do të transferohet në SHBA që javën e ardhshme. 36 vjeçari do të lë pas eksperiencën e suksesshme në Azerbajxhan me Qarabak, ku u aktivizua për 7 sezone. Me fanellën kombëtare, Agolli është aktivizuar në 38 takime ku ka shënuar dhe dy herë. Ndërkohë, në listën e zbuluar nga trajneri i kombëtares, Christian Panucci për dy ndeshjet e muajit mars ndaj Turqisë dhe Andorës, emri i Agollit nuk figuron.

Zjarr Tv Ad