Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit Keidi Bare e mbylli përpara kohe sezonin e shkuar në La Liga me Espanyolin pas një dëmtimi të rëndë.
Megjithatë kjo duket një histori e shkuar për futbollistin i cili ka kryer vizitat mjekësore pranë klinikës së klubit spanjoll. Espanyol ka publikuar ne llogarinë e tij në twitter një video të mesfushorit dhe duken mjaftë të gëzuar për rikthimin e tij në skuadër.
Ky është një lajm i shkëlqyer edhe për kombëtaren pasi forma e futbollistëve në klubet e tyre reflektohet edhe në ndeshjet e kombëtareve.
Sezonin që shkoi Bare zhvilloi 25 ndeshje në La Liga duke shenuar një gol dhe dhuruar edhe një asist.