Futbollisti më i mirë në Ballkan, talenti spanjoll

0
2

Fantazisti i Dinamos së Zagrebit, Dani Olmo është zgjedhur si lojtari më i mirë në Ballkan për vitin 2019. Talenti i kombëtares së Spanjës i ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij te gjiganti kroat, duke fituar simpatinë e të gjithëve.

21-vjeçari ishte thjeshtë fenomenal me Dinamon e Zagrebit, teksa ndihmoi në fitoren e titullit kampion dhe Kupës së Kroacisë. Gjithashtu, Olmo ndihmoi kombëtaren e tij që të ngre lart titullin e Kampionatit Europian për moshën U-21. Në nëntor, ai bëri debutimin e tij zyrtar me ekipin kombëtar Spanjoll dhe shënoi golin e tij të parë me skuadrën e parë në fitoren 7-0 kundër Maltës në “Estadio Ramon de Carranza” në Cadiz.