Futbollisti nga Bahreini i shpëton ekstradimit

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Al Araibi u arrestua në Tailandë, ku po kalonte muajin e mjaltit, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar nga shteti i tij i lindjes, Bahreini.

Futbollisti jetonte prej vitit 2014 në Australi dhe luante futboll në Superligën e këtij shteti, ndërsa kishte edhe statusin e refugjatit politik, pasi ishte në kërkim nga autoritetet e Bahreinit. Ai u fotografua me këmbë të lidhura, teksa shkonte në një nga proceset gjyqësore, ndërsa menjëherë reaguan edhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Për lirimin e Al Araibit u angazhuan shumë organizma drejtues të futbollit, përfshi edhe FIFA-n, por edhe diplomatë të vendeve të ndryshme.

Zjarr Tv Ad