“Gabim i madh shkatërrimi i rafinerisë në Ballsh”, Sazan Guri flet për krizën e naftës në vend: Të gjitha qeveritë e korruptuara!

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambientalisti Sazan Guri i ftuar në “Fax News” ka folur për krizën e naftës në vendin tonë.

Guri gjatë fjalës së tij lëshoi akuza për të gjitha qeveritë të cilat sipas tij pas vitit 2004 kanë vjedhur duke abuzuar me rafinerinë e naftës në Ballsh. Sipas Sazan Gurit çmimi i lartë i naftës është vetëm “cipa e plagës”.

“Vendet e ballkanit nuk kanë naftë. Vitet 1990-2004 janë bërë kontrata të nivele ndërkombëtare në ishin dinjitoze pagën shqiptare. Pas 2004 erdhën dy inxhinjera të Bankers futën bankën kanadeze në lojë së bashku me qeveritarët në lojë dhe pastaj i kanë rënë me top. Që nga kryeministri që luan bingo në Vienë, ai që erdhi pas tij, ndërsa ky kryeministër që është tani e zeroi fare. Me protestën mund të ulim çmimin, qelbi ri brenda. Ne duhet të ringrihemi për revolucion që t’i japim qeverisë një platformë duke riparo kontratat. Janë këto kompani që bashkë me qeverinë zhdukën rafinerinë e naftës. Këta shkatërruan institutin e naftës, nga 2004 Bankers bënë që shkatërruan këtë institut. Kur ishim në institutin e naftës ne bënim studime paralele me kompaninë e huaj të cilët nuk mund të na thonin gjeta ose s’gjeta naftën sepse ne raportonim në shtet. Në këtë vend burim ne raportonin sa naftë merrej. Instituti i naftës ndalonte vjedhjen që bëhej, janë shkrirë të gjithë. Prokurori i Fierit turp të ketë! Unë jam i gatshëm të tregoj si vidhet nafta pa asnjë interes vetëm të mbroj interesat e vendit. Turp të ketë prokurori i Fierit më tha se s’më merr sepse kam bërë shkrime kundër Bankers. Me pak fjalë nëse ky vendburim do jepte 2 ton për këtë objekt ndërsa po të ishte instituti i naftës do ti thoshte kjo shtresë, Marinza 1, 2 ,3 dhe 4. Për këto shtresa ne i thonim që do të marrësh 2 ton, kurse ai merr 12 ton naftë pa kriter. Ulja e çmimit të naftës është vetëm “cipa e plagës”, sepse plaga është brenda.

Kam 15 vite që nuk dëgjojnë për këtë katstrofë natyrore që po bëhet në Shqipëri. Këta si qytetarë janë me shumë vonesë si qytetarë, protestat janë jo politike. Nga 2008-2015 njerëzit harronin kauzën e madhe, nuk jam i mërzitur me popullin ata s’ma japin fjalën sepse komandojnë protestën. Jam i kënaqur dhe s’më ngel hatri që nuk më lënë për të folur, unë kënaqem me ata të rinj që kanë vendosur me shpatulla pas muri Ramën”, tha Sazan Guri.

Zjarr Tv Ad