Gabimi trashanik me himbin shqiptar, Macron i kërkon falje Ramës

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ngatërrimi i himnit kombëtar shqiptar me atë të Andorrës në stadiumin e Francës, ndërsa pritej të fillonte ndeshja Francë-Shqipëri revoltoi tifozerinë, mbrëmjen e djeshme.

Lidhur me këtë gjest ka reaguar edhe presidenti i Francës Emmanuel Macron, i cili i ka përcjellë një mesazh kryeministrit Edi Rama ku i kërkon ndjesë për ngatërrimin e himnit.

Lajmi konfirmohet për RTV Ora nga kryeministria.

Macron e quan atë një gabim të patolerueshëm të Federatës Franceze të Futbollit dhe ka vlerësuar reagimin e lojtarëve shqiptarë dhe ka thënë se e konsideronte sidoqoftë të nevojshme, shprehjen e një ndjesë të sinqertë.

Zjarr Tv Ad