Gadishulli i Krimesë feston pesëvjetorin e shkëputjes nga Ukraina dhe bashkimin me Rusinë

0
188
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Që prej referendumit të marsit 2014, situata në vend ka ndryshuar falë investimeve, por për vëzhguesit e jashtëm korrupsioni dhe përndjekja e mbështetësve të Ukrainës mbetet një problem serioz që vijon të zgjerojë ndasitë në popull. Rusia po përgatitet të festojë pesëvjetorin e aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë.

Duke nisur nga dita e shtunë, në Moskë do të mbahet një festival treditor kushtuar ngjarjeve të marsit 2014, ndërsa banka qendrore ruse ka emetuar mbi 2 milionë monedha përkujtimore në kuadër të përvjetorit.

Krimeja u vu nën kontrollin e forcave ruse pas rrëzimit të presidentit prorus të Ukrainës, Viktor Janukoviç. Uzurpimi i vendit nisi në muajin shkurt me hyrjen e trupave ruse në disa baza ushtarake dhe godina qeveritare, ndërsa në datën 16 mars, në një referendum të organizuar nga politikanët prorusë, 97 për qind e votuesve u shprehën për bashkimin me Rusinë.

Pesë vite më vonë, vendasit në Krime thonë se Moska ka rritur nivelin e jetesës me paga dhe pensione më të larta, dhe ka investuar miliona dollarë në projekte infrastrukturore, energjetike apo baza ushtarake. Por grupimet për të drejtat e njeriut shprehen kritike me korrupsionin dhe sidomos qasjen që autoritetet proruse kanë ndaj individëve që mbështetin pikëpamjet e Ukrainës zyrtare. Shumë prej tyre përballen me heqje nga puna, burgosje apo sulme fizike, ndërsa qytetarët e thjeshtë inkurajohen që të spiunojnë ata që simpatizojnë Ukrainën.

Pavarësisht apeleve dhe sanksioneve të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, presidenti Vladimir Putin vazhdimisht ka refuzuar të shfaqë pendim për Krimenë, duke e komentuar aneksimin e gadishullit, vendim për vetëvendosje e një populli të pavarur.

 

Zjarr Tv Ad