Gafa e Ramës/ Kryeministri e shpalli të vdekur në Ukrainë, reagon ushtari shqiptar: Jam gjallë

0
180
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë një konference për mediat këtë të premte, kryeministri Edi Rama konfirmoi ditën e sotme vdekjen e një shtetasi shqiptar, pjesëtar i ushtrisë ukrainase gjatë sulmit rus.

Rama deklaroi se shqiptari në fjalë, jetonte prej kohësh në Ukrainë, ku ishte i martuar ose bashkëjetonte me një ukrainase.

Kreu i qeverisë nuk e specifikoi emrin e shqiptarit, por një mbrëmje më parë, mediat raportuan se shtetasi që humbi jetën ishte Emanuel Bazanji 24 vjeç me origjinë nga Elbasani.

Por në ndryshim nga një mbrëmje më parë, është raportuar një informacion se shtetasi në fjalë është gjallë.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu pretendon se ka biseduar me Emanuel Bazanjin me anë të mesazheve në Whatsapp.

“Mirë jam. Gjallë…. “, është përgjigja e tij.

Në këto mesazhe, thuhet se çfarë ka ndodhur në raportin ushtarak ku Bazanji shërben si pjesë e legjionit Gjeorgjian.

Zjarr Tv Ad