Gana tërheq njohjen e Kosovës: Ishte veprim i nxituar

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gana ka revokuar njohjen e Kosovës.

“Qeveria e Ganës ka vendosur të tërheqë njohjen e Kosovës si një shtet të pavarur,”-tha Zv/Ministri i Jashtëm, Charles Owiredu të martën për AFP.

Arsyet për vendimin iu komunikuan Serbisë me një letër. Sipas letrës vendimi për njohjen e Kosovës në 2012 ishte i nxituar.

“Vendimi për njohjen e Kosovës doli se ishte i nxituar,”-shkruhet në letër. “Gana ka marrë parasysh dialogun në vazhdim midis Serbisë dhe Kosovës që synon zgjidhjen e çështjes së kërkimit të kësaj të fundit për t’u njohur si një entitet i pavarur dhe sovran dhe mbështet procesin e vazhdueshëm përfundimin e çështjes.”

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.

Zjarr Tv Ad