‘Gangsterë në Shqipëri,’ Gazetari i ‘Bild’: Ja kush më ndihmoi

0
26

Gazetari i të përditshmes gjermane “Bild”,  Peter Tiede në një lidhje direkte me emisionin “A-Show”, në News 24 ka folur rreth artikullit të shkruar nga ai vetë, ku shprehej qartë për lidhjet e forta të krimit me politikën shqiptare.  Peter Tiede, tha se ka investiguar vetë në Shqipëri, por pjesën më të madhe të informacionit rreth situatës aktuale ku ndodhet vendi e ka marrë nga policë që janë në azil politik.

Adi Krasta-Pyetja e parë: Ishit i vetëdijshëm që artikulli do të bënte zhurmë të madhe?

Peter Tiede: Natyrsht që jo, ishte një artikull i vogël për raportet tona mediatike. Merrem me pjesën më të mëdha me dokumentarë. Ky artikull nuk ishte pjesë e një dokumentari.

Adi Krasta-Mundët ju të investigoni personalisht në Shqipëri?

Peter Tiede: Kam qenë disa herë në Shqipëri. Kam qenë në Greqi dhe vende të tjera. Kam qenë një javë në Shqipëri, kam takuar njerëz më kanë dhënë informacion dhe më kanë dhënë përshtypje se çfarë ndodh në Shqipëri. Janë njerëz që nuk preferojnë të flasin në Shqipëri. Kryesisht janë disa policë që i kanë ikur burgimit apo arrestit, apo policë që kanë qenë në arrest shtëpie. Kanë kërkuar azil politik jashtë vendit dhe mbrohen. Ata flasin si për qeverinë si për opozitën.