Gangsterët shqiptarë që shesin kokainë në Londër, tregojnë jetën e tyre luksoze

0
160
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gangsterët postojnë rregullisht në Instagram foto me armë, shuma të mëdha parash kesh dhe makina të shtrenjta.

Në videot në YouTube, anëtarët e të famshmes Hellbanianz, këndojnë edhe rrep për jetën e tyre në qeli.

Me bazën në Barking, në lindje të Londrës, banda ka lidhje me mafian në Shqipëri, që bën biznes me kartelet e drogës nga Amerika e Jugut.

Gazeta shkruan se banda të ngjashme me Hellbanianz mbushin tregun e Londrës me kokainë të lirë, pasi sjellin drogë të pastër.

Një zëdhënëse e Agjencisë Kombëtare kundër Krimit (AKK) tha: “Grupet kriminale shqiptare kanë një profil dhe ndikim të lartë në krimin e organizuar në Britaninë e Madhe dhe kanë akses të konsiderueshëm në trafikimin e drogës, kryesisht kokainë. Ata po zgjerohen dhe ndikimi i tyre po zgjerohet”.

Shumica e gangsterëve janë shqiptarë të lindur në Britani, pasi prindërit e tyre emigruan atje.

Zjarr Tv Ad