Gara në PD, Elezi: Rruga e Berishës nuk na çon askund

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Rrugë qorre që nuk të çon askund”, e ka cilësuar Ibsen Elezi rikthimin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike. Elezi, kandidati i vetëm që sfidon Berishën në këtë garë i ka nisur takimet e tij me simpatizantët në Kukës. Elezi ndër të tjera gjatë fjalës së tij, ka kundërshtuar bashkëpunimin e PD me Ilir Metën.

“Pse Berisha i shmanget debateve, që i kam kërkuar të kemi përballë. Rruga e tij është një rrugë qorre, nuk na çon askund, duhet të bëjmë gjithçka për të shtrirë numrin e anëtarësisë sonë. Na duhet një mekanizëm që të përballemi me këtë sistem që kemi përballë.

Kemi të bëjmë me një kundërshtar që është i organizuar, në të gjitha nivelet. Nuk mund të kemi kurrsesi bashkëpunim me Ilir Metën, sepse është një parti që i përket boshtit të majtë, ne po luajmë në politikë këtu, nuk po bëjmë biznes, nuk duhet të jetë qëllim primar qenia në pushtet.

Edi Rama nuk e ka krijuar vetëm hegjemoninë e tij në Shqipëri, e ka krijuar së bashku me këta të tjerët. Partia është e hapur, por në momentin që ti do kthehesh duhet të nis karrierën nga e para”, tha Elezi.

Zjarr Tv Ad