Gara për deputet në Berat/Ja kush janë 26 kandidatët e propozuar nga PD që do të votohen të hënën

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Demokratët e Qarkut të Beratit do të votojnë të hënën për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.

Qarku i Beratit, me 8 mandate, ka një numër të madh kandidatësh potencialë për deputetë. Në garën e parë tek anëtarësia janë 26 emra për të cilët, sipas degës ku kandidojnë, demokratët kanë të drejtë të votojnë listën në bllok ose të kontestojnë një emër.

Dega Berat; 1.AFIZE SKENDO; 2.ALKETA MUKAVELATI; 3.ARENC BERATI; 4.ASTRIT VELIAJ; 5.DENIS SAHATCIU; 6.DRITAN HAZINEDARI; 7.ENO QANA; 8.KASEM MAHMUTAJ; 9.MUHARREM HOXHA; 10.NAMIR LAPARDHAJA; 11.OLTION MERDARI

Dega Poliçan dhe Skrapar
1.ANILA KORONI (POLIÇAN); 2.BAKI BIRAKU (SKRAPAR); 3.PELLUMB NAKO (POLIÇAN; 4.RIGERT KAPLLANI (SKRAPAR); 5.ZIJA ISMAILI (SKRAPAR)
Dega Ura-Vajgurore
1.BUJAR HOXHAJ; 2.FERDI BRAHUSHI; 3.LEDIAN DAJA; 4.LILJANA BICA; 5.MONIKA QOSJA

Dega Kuçovë
1.ARDIT BENJA; 2.DITAR QEVANI; 3.FADIL MARA; 4.MYSLIM HAXHI; 5.SOFIKA JANI
Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës.

Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.
Votimi i konsultimit të anëtarësisë nisi dje në Qarkun e Kukësit, ndërsa sot votojnë për kandidatët e tyre demokratët në Qarkun e Dibrës. Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizativ Sahit Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.

Zjarr Tv Ad