Gara për kreun e PD-së, Murrizi skeptik për kandidatët: Nuk e di nëse kanë hyrë vetë apo kanë hyrë me porosi, Edithi ka punuar me Lulin në Kosovë, janë shokë të hershëm

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në datën 13 qershor Partia Demokratike do të zgjedhë kryetarin e saj të ri, ku përballë Lulizm Bashës do të jenë Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, është shprehur se është skeptik për kundërshtarët e Bashës, pasi thotë se nuk e di nëse kanë hyrë vetë në garë apo kanë hyrë me porosi. Sipas tij, Edith Harxhi ka punuar me Bashën në Kosovë dhe janë shokë të hershëm.

“Jam skeptik, nëse kanë hyrë vetë apo kanë hyrë me porosi. Edithi ka punuar në Kosovë me Lulin, janë shokë të hershëm

Unë do t’i shoh nëse kanë hyrë vetë apo me porosi, pas datës 14 qershor. Nëse këta do të duartrokasin fitoren e Bashës, do të thotë që kanë hyrë sa për të legjitimuar zgjedhjet”, tha Murrizi në Top Talk.

Zjarr Tv Ad