Gara për SPAK/ 25 garues përmbushin kriteret, 3 skualifikohen

0
6

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi ditën e sotme listën me 25 kandidatë për prokurorinë speciale antikorrupsion, SPAK.

Gjatë mbledhjes u skualifikan tre kandidatë të cilët nuk përmbushin kriteret, për shkak se nuk janë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Bëhet fjalë për Fatmir Hoxhën, Gëzim Cenaj dhe Irena Ninon.

Kandidatët në garë janë Altin Dumani, Anita Jella, Anton Martini, Arben Kraja, Behar Dibra, Besim Hajdarmataj, Besnik Muçi, Doloreza Musabelliu, Donika Prela, Dorina Bejko, Dritan Prençi, Edvin Kondilli, Elida Kaçkini, Elisabeta Imeraj, Ened Nakuçi, Enkeleda Millonaj, Enkeleda Xhengo, Eugen Beci,

Klodian Braho, Maksim Sota, Manjola Kajana, Ndini Tavani, Shkëlzen Cena, Vatë Staka dhe Vladimir Mara.

Prokurorët që do zgjidhen për të qenë pjesë e SPAK, do të kenë paga 50% më të larta se të prokurorëve aktualë.