Gara për SPAK, aplikojnë edhe 3 prokurorë të tjerë

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Garës për t’u bërë pjesë e Prokurorisë Speciale Antikorrupsion (SPAK), i janë shtuar edhe tre prokurorë të tjerë. Për t’u bërë pjesë e anëtarëve të SPAK, kanë aplikuar Prokurori i Përgjithshëm Arben Kraja, dhe dy prokurorët e Krimeve të Rënda, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Mësohet se më herët për të qenë pjesë e strukturave të SPAK kanë aplikuar Doloreza Musabelliu, Eugen Beci, Anton Martini, Besnik Muçi dhe Klodian Braho.

Aplikimet për 15 vende në SPAK janë të hapura deri në 6 shkurt. Në institucionet e reja që pritet të formohen për llogari të reformës, pritshmëria më e lartë publike është për SPAK, strukturën e veçantë që do të hetojë dhe vendosë para përgjegjësisë politikanët dhe zyrtarët e lartë.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

 

Zjarr Tv Ad