Garojnë në Primaret e PD për Tiranën, Alimehmeti dhe Këlliçi prezantojnë partneret

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa sot garojnë për Primaret në PD, për të kandidatura për kryetar të Bashkisë së Tiranës, mjeku i njohur Ilir Alimehmeti dhe Belind Këlliçi kanë prezantuar sot partneret. Alimehmeti është paraqitur në një nga qendrat e votimit të PD-së dhe ka hedhur votën bashkë me bashkëshorten e tij.

Ndërkohë, Këlliçi përpos një mesazhi në ‘Facebook’ ka publikuar dhe disa foto ku shfaqet me partneren e tij, vajzën e Artan Shkrelit dhe Ledia Shmakut.

“Unë dhe Anna votuam tani për Primaret e Tiranës ♥️

Falenderoj anëtarët dhe simpatizantët që i janë drejtuar qendrave të votimit!

Si primaret dhe shiu kanë kohën. Prandaj mos prisni gjatë! Votoni për t’i dhënë Tiranës një mundësi për ndryshim!
Mirënjohës gjithnjë,
Belind”, shkruan Këlliçi.

Zjarr Tv Ad