“Gati të shkojmë në zgjedhje në çdo datë që do dekretohet”, Balla pas takimit me Begajn: PS do fitojë me rezulatet të shkëlqyera

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamnetar Taulant Balla ka folur për media pas takimit me presidentin Bajram Begaj, ku u diskutua për datën e zgjedhjeve lokale të 2023.

Balla tha se nuk ka dhënë një datë fikse, por që pritet që zgjedhjet të mbahen në periudhën 15 prill-15 maj, teksa tha se PS është e gatshme për zgjedhjet kurdo që të dekretohen nga Presidenti

Balla ndër të tjera u shpreh optimist duke thënë se PS në këto zgjedhje do të dalë me rezultuate të shkëlqyera.

“Palët duhet të respektojnë kompetencën presidentit. Ai ka kompetencë të përcaktojë se cila do të jetë data e zgjedhjeve. Zgjedhjeve mund të zhvillohen brenda afatit 15 prill, 15 maj. S’kemi qenë të prerë në një propozim tonin apo sugjerim për një datë të caktuar, pasi besojmë se presidenti duhet të marrë në konsideratë të gjitha propozimet.

PS është e gatshme që të marrë pjesë në zgjedhje, dhe t’i fitojë ato në secilën datë që do donte presidenti me rezultate të shkëlqyera.

Ajo që vërej, një vlerësim maksimal, gatishmëria e presidentit për të dëgjuar të gjitha palët.

Unë nuk di kë ka pritur Begaj se nuk mbaj regjistër se kush hynë dhe del në Presidencë, të gjithë autoritetet respetojnë ligjin dhe vendimin e gjykatës” tha Balla ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad