“Gati të shoh pozicionin në Komision” Bardhi-Gjiknurit: Duhet të jesh në burg

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i përgjithshëm i PD-se, Gazmend Bardhi i është përgjigjur menjëherë deklaratës së bërë sot nga bashkëkryetari i reformës zgjedhore Damian Gjiknuri.

“ Damian Gjiknuri dhe ata që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar për të shkatërruar zgjedhjet, nuk duhet të jenë mes zgjedhjeve për t’u larguar nga komisionit, por të vihen para drejtësisë për krimet zgjedhore. Duhet të ndiqen penalisht e të shkojnë në burg. Ky është standard europian jo kërkesë e opozitës. Të gjithë personat, përfshirë Damian Gjiknurin dhe anëtarë të tjerë të përfshirë në dosjet 184 apo 339 duhet të jenë në burg e të proceduar për krimet zgjedhore.” u shpreh Bardhi në një deklaratë për mediat.

Damian Gjiknuri deklaroi sot se ishte i gatshëm të rishihte pozicionin e tij në komisionin e reformës zgjedhore, nëse opozita do të pranonte të bëhej pjesë e tij.

Zjarr Tv Ad