Gattuso refuzoi dhjetëra ekipe për Napolin

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gennaro Gattuso refuzoi 18 skuadra para se të vendoste të merrte përsipër detyrën për të pasuar, Carlo Ancelotti te Napoli. Pas gjashtë muajsh pa punë, ish trajneri i Milanit është rikthyer në Serie A për të ndihmuar Napolin të kthehet në korsinë e duhur pas hapava fals nën drejtimin e Ancelotti.

“La Repubblica” raporton se Rino refuzoi ofertat nga 18 klube të tjera, midis tyre Valencia, Xhenova dhe Sampdoria, ndërsa Fiorentina “mendoi për të”. Gennaro Gattuso, zbuloi në prezantim se nuk e kishte të vështirë të pranonte ofertën e të kaltërve.

Në dekadën e fundit, Napoli ka qenë një skuadër e rëndësishme në Europë dhe Itali, ndaj nuk e pata të vështirë të pranoj ofertën. Më pëlqen shumë ky ekip, pasi ka lojtarë me shumë kualitet. Janë futbollistët që më përshtaten për futbollin që dua të aplikoj. Të dielën udhëtova 6 orë me makinë për të shkuar në Romë të takoja presidentin”, tha Gattuso që do të bëjë debutimin e tij në Serie A kundër Parmës këtë fundjavë.

Ancelotti është një person shumë i rëndësishëm dhe ish-mesfushori zbuloi bisedën me të.

“Carlon e telefonave në mëngjes, doja të flisja që të martën por nuk e bëra. Mendoj se bëra mirë që nuk e telefonova. Ai është një njeri me vlera, ishte e rëndësishme të dëgjoja ato që më tha. Më foli për gjërat pozitive dhe negative të skuadrës. Carlon e ka dëshmuar se është një baba për mua. Në momentet e vështira unë e kam thirrur atë gjithmonë. Nuk dua të më krahasojnë me atë, ai ka fituar gjithçka, ndërsa unë jam vetëm në fillim”.

Napoli pozicionohet në vend të 7 me 21 pikë 8 më pak se vendi i katërt që të dërgon në Champions: “Kjo skuadër nuk mund të qëndrojë jashtë Europës, po kalon një moment të vështirë, por qëllimi është të rikuperojmë pikët. Duhet të nisim të kontrollojmë lojën. Duke punuar fortë në cdo stërvitje do të ritkhheemi aty ku na takon”, u shpreh Gattuso.

Zjarr Tv Ad