Gattuso: Të mundim Lazion për të shkuar në Champions

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas një jave të mbushur me polemika për arbitrimin e Fabbrit në sfidën mes Juventusit dhe Milanit, kuqezinjtë do të luajnë një tjetër ndeshje të rëndësishme për misionin Champions, ndaj një rivali direkt si Lazio, mbrëmjen e të shtunës.

Trajnerit Genaro Gattuso bën thirrje që të harrohet çfarë ndodhi në Torino dhe skuadra të përqendrohet te sfida e nesërme, pasi nuk ka alibi dhe duhet të qëndrojë në zonën Champions.

“Jemi marrë pak si shumë me arbitrin, ndaj është momenti që të mos e bëjmë më. Është e vërtetë që Fabbri gaboi, por Milani nuk ka alibi, pasi edhe vetë futbollistët gabuan në fushë. Gjatë javës kemi punuar mirë dhe do të kërkojmë të marrim maksimumin ndaj Lazios, pasi duhet të shkojmë në Champions”, tha Gattuso. Tekniku kuqezi foli edhe për gjendjen e të dëmtuarve, ndërsa komentoi edhe njëherë zërat që flasin për një largim të tij nga Milani në fund të sezonit.

“Donnarumma pritet të jetë gati javën tjetër, ndërsa edhe Paqueta pritet të fillojë vrapimin sot ose nesër. Sa i përket zërave për largim, mund të them se janë vetëm fjalë,. Unë jam i qetë në punën time dhe i përqendruar të çoj skuadrën”, tha Gattuso.

 

Zjarr Tv Ad