Gaz Bardhi i lexoi emrin, delegati i PD e nxjerr “bllof”: Më kanë falsifikuar firmën, numri i kartës ID është ndryshe nga ai në formular

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Xhuljano Guçe, të cilit iu lexua emri nga Gazment Bardhi si një nga delegatët që do të marrin pjesë në Kuvendin e 18 Dhjetorit, ka reaguar menjëherë duke përgënjeshtruar Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së.

Ai u shpreh në Syri Tv se nuk ka firmosur për 18 Dhjetorin, por ka plotësuar formularin për mbledhjen e Kuvendit në 11 Dhjetor, ndërsa u shpreh se edhe numri i kartës ID në formularin e paraqitur nga Bardhi është iu kundërt me atë që ai ka në kartën e tij.

“Unë kam firmosur vetëm 1 formular, atë të 11 dhjetorit, ai që do të mblidhet nga demokratët. Unë e mora vesh nga rrjetet sociale”, u shpreh Guçe.

Zjarr Tv Ad