Gaz Bardhi nxjerr SHIFRAT: Ja sa delegatë do shkojnë në Kuvendin e Bashës, janë më shumë se të Berishës

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka lexuar nga selia blu numrin e delegatëve të cilët kanë pranuar të marrin pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit të thirrur nga Lulzim Basha. Sipas tij, janë 5549 anëtarë të Kuvendit Kombëtar (delegatë) që do marrin pjesë në Kuvendin zyrtar të PD.

Këto shifra janë disa numra më të larta se ato që ka njoftuar Sali Berisha. Ish-kryeministri ka thënë se përmes foltores ka mbledhur 5200 firma. Ndërkohë, që Bardhi thotë se ata kanë konfirmuar pjesëmarrjen e 69% të delegatëve.

“Demokratët kanë konfirmuar masivisht pjesëmarrjen në Kuvendi e PD. Secili prej tyre ka nënshkruar në prezencën e një zyrtari të PD, formularin për të marrë pjesë në Kuvendin e datës 18 dhjetor, ora 11.00. I janë përgjigjur kësaj ftese 5259 anëtarë të Kuvendit Kombëtar ose 69% e totalit të anëtarëve të Kuvendit.

1146 anëtarë nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të PD, duke refuzuar Kuvendin e thirrur nga Kryesia e Partisë. Një pjesë e tyre janë në proces njoftimi, një pjesë tjetër janë në emigracion”, u shpreh ndër të tjera Gaz Bardhi.

“Pas një rrëmuje disa mujore me gjoja kërkesën për thirrjen e Kuvendit të PD, në ditën ku do të duhej të dorëzohej kërkesa zyrtare pranë institucioneve, u krye një proces tallje me demokratët. Duke vlerësuar këtë situatë me 5 nëntor u vendos mbledhja e Kuvendit me 18 dhjetor. Gjuha dhe retorika përçarëse e Berishës vazhdoi edhe pas vendimit të Kryesisë”, shtoi ai.

Bardhi lexoi një nga një emrat e të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD që kishin konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin e 18 dhjetorit. Sekretari i PD me ironi tha se nesër Këshilli Kombëtar do të shpallet ilegjitim, pasi zyrtarët më të lartë të partisë janë me Bashën.

Zjarr Tv Ad