Nuk shkoi edhe aq qetë koncerti i këngëtarit serb Goran Bregoviç në festën e birrës në Korçë.
Nata e fundit duhet të ishte kulmi i festës që zgjat prej një jave në këtë qytet, por ndryshe nga vitet e kaluara të dielën u pa një rënie drastike e vizitorëve dhe të pranishmëve në terminalin e ri të autobusëve të qytetit ku mbahej aktiviteti.
Që disa orë përpara në qytet zbarkuan forca të shumta të policisë për të siguruar mbarëvajtjen e koncertit, por duket se nuk ia arritën dot qëllimit.
Kur kishte gati 1 orë që këngëtari serb po këndonte në skenë, një pjesë të shikuesve pati konfuzion dhe rrëmujë. Ishte hedhur gaz lotjsellës.
Autorët e hedhjes së gazit janë ende të paidentifikuar. Ka ndërhyrë menjëherë policia që ka shoqëruar një numër personash.
Pas këtij incidenti reagoi grupi “Tifozët kuq e zi” me një mesazh në rrjetet sociale ku shkruante: “Ky nuk është një mesazh Facebooku. Përjetësisht me ty Shqipëri”.
Kjo duket edhe si një përgjigje për nënkryetaren e bashkisë së Korçës që pak ditë më parë tha se “patriotët e sotëm bëjnë vetëm statuse në Facebook”.
Ende askush nuk është akuzuar zyrtarisht apo të ketë marrë përsipër hedhjen e gazit.
Në një tjetër shihen dy prej të shoqëruarve që u bërtasin policëve në momentin e ndalimit.
“Serbët doni ju? Mbajini ku*vat!” – thonë ata.
Kjo pasi një pjesë e atyre që shijonin muzikën e Bregoviçit ishin turistë serbë.