Gazeta e madhe franceze: Mbrëmje turpi në Beograd

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ngjarjet e ndodhura në Beograd, në ndeshjen finale të ABA Ligës në basketboll, ndërmjet Crvena Zvezdës së Beogradit dhe Buducnostit të Podgoricës, janë përcjellë dhe nga mediat e huaja. Gazeta prestigjioze franceze L’Equipe, e ka publikuar bisedën me basketbollistin francez të Buducnostit, Edwin Jackson, i cili ka folur për ngjarjet e ndodhura të hënë në palestrën “Pionir” në Beograd.

Të përkujtojmë me këtë rast se tifozët e Crvena Zvezdës i kanë gjuajtur basketbollistët e Buducnostit me karrige, shkrepësa, të holla të metalta, me gurë dhe me çkado që kanë mundur, ndërsa më pas ata janë futur edhe në parket, duke i kërcënuar basketbollistët e trajnerit kroat, Jasmin Repesa.

Ndeshja kishte filluar me një orë vonesë, ndërsa serbët e kanë fituar sfidën me 43 pikë epërsi.

Drejtuesit e Buducnostit kanë kërkuar anulimin e ndeshjes finale.

“Mbrëmje turpi në Beograd’, ka qenë titulli i gazetës L’Equipe.

 

Zjarr Tv Ad