Gazeta e Partisë Komuniste Italiane “Manifesti”, vlerëson shkrimtarin Enkel Demi, për librin “Ora e Ligë”

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazeta e Partisë Komuniste Italiane “Manifesti”, ka vlerësuar shkrimtarin Enkel Demi, duke i dedikuar një shkrim për librin “Ora e ligë”. Por përtej notave të humorit, është vlerësim që mediat italiane, i bëjnë librit të tij.

Ora e ligë është personazhi fatal. Në këtë rast, është zana, pra është ora sipas eposit, por është edhe ora fatale e dikujt. Historia e dshurisë jo me çdo kusht çon në tragjedi. Në një kohë të pakohë, kur ligjin e bënte gjashtarja, kur hakmarrja ishte nder dhe dashuria turp, mjafton që ky rend të përmbyset dhe të ndodhë gjëma. Sali Kamati, bir i një dere të madhe, i detyruar nga doket e vendit, niset të marrë gjakun e të vëllait të eleminuar nga Çelo Mezani.

Një duel i egër burrash sypatrembur pasohet nga një këngë e rreme. “Kënga thotë rërë”, rrëfen Sali Kamati, që kërkon t’i vihet burrëria në vend, por tashmë ajo ka marrë dhenë dhe ka shkuar gjer në oxhakun e tij, ku Dirja, gruaja, e pret veshur në të zeza, sepse e di që radhën e ka i shoqi. I bindur që tashmë është me një këmbë në varr, Sali Kamati niset të ujdisë punët dhe kamjen e vet që, kur t’i vijë ora e vdekjes, t’i lërë të tërë të rregulluar.

Fati ose ora e mbrothtë i ka caktuar tjetër rrjedhë jete, kur në shtëpinë e tij vjen si mysafire Tusha, mbesa e së shoqes, që e mbush vatrën me frymë të re. Urrejtja, turpi dhe thashethemnaja do të përfshijë një katund të tërë, që përgjon dalldinë e burrit.

Zjarr Tv Ad