Gazeta ruse nxjerr gënjeshtrën e Putin/Numri i vdekjeve 6 herë më i lartë

0
161
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zyrtarisht Rusia ka deklaruar mbi 79 mijë vdekje humbje jete  që lidhen me virusin, megjithatë kjo është vërtetuar se është një gënjeshtër, pasi të dhënat e reja tregojnë se shifra është mbi 480 mijë.

Kur gazeta ruse Novaya Gazeta, në muajin maj 2020 kishte shkruar se shkalla e vdekshmërisë nga virusi në Moskë ishte tre herë më e lartë sesa një vit më herët, lajmi u përhap ndërkombëtarisht. Në atë kohë, Ministria e Jashtme Ruse e quajti informacionin “spekulim anti-rus”.

Tani gazeta e pavarur ruse Meduza, raporton të dhënat më të larta nga ato zyrtare që lidhen me realitetin.

Shifrat zyrtare të Rusisë për numrin e të vdekurve gjatë pandemisë vijnë nga autoriteti i Rospotrebnadzor dhe aktualisht janë mbi 79 mijë humbje jete. Sidoqoftë, Instituti rus i Statistikave thotë se kishte 358 mijë humbje jete më shumë në vitin 2020, krahasuar me vdekjet mesatare nga dy vitet e fundit.

Zjarr Tv Ad