“Gazetarët e mëdhenj” dje në protestën e gazetarëve. SHËNIM

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Asnjë prej “vip”-ave të gazetarisë nuk qe në protestën e gazetarëve kundër arrogancës së Edi Ramës. Kur themi “VIP”-a , fjala është për Kol Ballën, Fevziun, Eni Vasilin dhe gjithë ata që dalin e ju çajnë dërrasat përnatë në ora 21.00

Gjatë një konference për shtyp Edi Rama dënoi, në kuptimin më të plotë ,por edhe më absurd të kësaj fjale, një gazetar. Për fjalën e lirë? Jo! Më rëndë akoma: PËR PYETJE!! Për kryeministrin pyetja qe e papërshtatshme dhe Edi Rama e dënoi me “3 muaj riedukim”. Do të thotë që, për 3 muaj, gazetari nuk ka të drejtë të futet në aktivitetet e Edi Ramës.

Që demokracia ka degraduar në totalitarizëm të tipit Çavez, kjo u bë vite që dihet. Por dikur për sy e faqe, Mero Baze, Fatos Lubonja, Mustafa Nano e ata që përmendëm më lart çoku dilnin e thonin dy llafe në ngjarje të tilla. Nga burime të besueshme Zjarr Tv mësoi se gazetari që i bëri pyetjen “e papërshtatshme ” Edit mundet edhe të largohet fare nga puna. Ndërsa ata që nuk erdhën ridëshmuar që janë pjesë e ESTABLISHMENTIT. Aktorë që luajnë rolin e gazetarëve e moderatorëve, por që  në thelb s’bëjnë tjetër veç lajnë turin e shqiptarëve përnatë dhe sjellin nëpër ekrane politikën e Edi Ramës.

 

FOTO E LAJMIT NGA AVNI DELVINA

Zjarr Tv Ad