“Gazetarët e mediat e paguara mbesin pa lajme fallso”/ Manjani: Ky është efekti pozitiv i Primareve

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ylli Manjani ish-Ministër i Drejtësisë nga radhët e LSI-së, ka komentuar zgjedhjet e kandidatëve të Komisionit të Rithemelimit për garën vendore të 6 marsit.

Sipas Manjanit, nëse kandidatët i caktojnë anëtarët dhe jo kryetarët, atëherë ç’rëndësi ka kush është kryetar.

“Në daç të jetë grata e në daç nongrata kryetari. Kur anëtarët vendosin zgjidhet çdo problem. Kur vendosin anëtarët zvogëlohen edhe ambasadorët që japin mend e receta demokracie sipas qejfit. Gazetarët e mediat e paguara mbesin pa tekst. Pa lajme fallso të mbushura me helm e konspiracion kryetarësh…

Ky është efekti pozitiv i primareve. Statuti i PD miratuar me 11 Dhjetor 2021, që ka ç’kryetarizuar partinë, meriton respekt. Gjykata nuk mund ta vonojë formalizimin e këtij akti demokracie”, shkruan Manjani në rrjete sociale.

Zjarr Tv Ad